Champions League/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shorti i turit të parë kualifikues në Champions u hodh në orën 14:00. Në Nion të Zvicrës, Egnatia mësoi se do të përballet me islandezët e Breiðablik.

Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit në Islandë. Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit.

Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre do të jenë respektivisht Diferdange dhe Nju Seints.

Egnatia dhe Drita i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.

Përballjet e skuadrave shqiptare në turin e parë të Champions League:

Egnatia – Breidablik

The New Saints F.C. – Shkëndija

Drita – FC Differdange 03

The post Champions League/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: