Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Kliqinë, në aksin rrugor Pejë-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Përplasja ka përfshirë tre automjete. Pas aksidentit, të gjithë personat e dëmtuar u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, katër persona pësuan lëndime në aksident. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, njëri prej tyre nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
The post Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur appeared first on GIJOTINA.
