Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime/ Njerëzit në radhë për foto!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Vlora i la mbresa të shkëlqyera, ndërsa thekson se shumë njerëz pritën në radhë për të bërë foto.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkroi Dredha krah fotove të publikuara.

Shpërndaje: