Kush është “Gorilla”, gjenerali i pushtetshëm i SHBA që kërkon luftë me Iranin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person që po luan një rol vendimtar në prapaskenën e luftës midis Izraelit dhe Iranit është Gjenerali Erik Kurilla. I njohur me nofkën “Gorilla” ai është kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së në komandën e operacioneve në Lindjen e Mesme.

Ai konsiderohet si një “skifter” që po shtyn për një përgjigje të fortë ushtarake kundër Republikës Islamike dhe dëgjohet shumë nga kreu i Pentagonit Pete Hegseth. Ky i fundit thuhet se po i garanton atij praktikisht çdo kërkesë për transportues avionësh dhe luftëtarë shtesë që do të dërgohen në Lindjen e Mesme, veçanërisht në një kohë të përfshirjes së mundshme në luftë të bazave amerikane në rajon.

Who is US Central Command chief Gen. Erik Kurilla, key player in Iran,  Israel clashes

Sipas “Politico”, Kurilla po “luan një rol të madh në përshkallëzimin e përplasjes midis Teheranit dhe Izraelit”, duke dërguar më shumë armë në rajon pavarësisht shqetësimeve nga zyrtarë të tjerë të lartë të Pentagonit, siç janë Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Drejtori i Politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.

Sipas të njëjtave burime ai po “tërheq shumë forca në Lindjen e Mesme në kurriz të rajoneve të tjera”. Një zëdhënës i Caine mohoi megjithatë që të kishte mosmarrëveshje për këtë çështje. ©LAPSI.al

The post Kush është “Gorilla”, gjenerali i pushtetshëm i SHBA që kërkon luftë me Iranin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: