Vrau Mariglen Gjonajn për një orë “Rolex”, gjykata dënon me burg të përjetshëm Kristian Cenajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Kristian Cenajn, i cili akuzohet për vrasjen e Mariglen Gjonajt. Ngjarja tronditëse ndodhi për një orë “Rolex”, që viktima mbante me vete në momentin e krimit.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, trupi gjykues e shpalli fajtor Cenajn për veprën penale “vrasje me paramendim”, e kryer për motive të dobëta dhe në rrethana rënduese.

Sipas organit të akuzës është arritur të provohet se 31-vjeçari Cenaj është autori i ngjarjes, duke konsumuar veprën penale të “Vjedhjes me pasoje vdekjen”, ndërsa vetë i akuzuari ka mohuar ne vazhdimësi të ketë lidhje me krimin makaber i cili ka ndodhur me qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete një orë ROLEX.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.

gijotina.com/

The post Vrau Mariglen Gjonajn për një orë “Rolex”, gjykata dënon me burg të përjetshëm Kristian Cenajn appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: