Lezhë/ Qindra banorë mbeten pa energji, shkak djegia e transformatorit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shenkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës. Shkak është bërë djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, duke shkaktuar këtë situatë.

Në terren janë angazhuar mjete dhe punonjës të Operatorit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, të cilët punojnë  për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

The post Lezhë/ Qindra banorë mbeten pa energji, shkak djegia e transformatorit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: