Rinumërimi në Tiranë, kush kandidat fitoi dhe kush humbi vota

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rinumërimi në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është shoqëruar edhe më ndryshime të rezultatit të votave për disa prej kandidatëve.

Deri më tani janë rinumëruar 35% e votave dhe deri më tani, edhe pse në shifra thuajse të papërfillshme pjesa më e madhe e kandidatëve rezulton se kanë marrë më shumë ose më pak vota në krahasim me rezultatin paraprak.

Në listën e Partisë Demokratike, kandidati Ilir Alimehmeti ka marrë 4376 vota të vlefshme në 11 maj pas numërimit të 35% të votave, por pas rinumërimit rezulton se ka 4315 vota, pra 61 më pak.

Sa i përket Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka 125 vota më shumë, ministri Ervin Hoxha 193 vota më shumë, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 89 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 82 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 28 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes. Gjylametit i kanë hequr -3 vota, ndërsa Xhaçkës i janë shtuar 34.

Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -33.

The post Rinumërimi në Tiranë, kush kandidat fitoi dhe kush humbi vota appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: