Politikanët izraelitë të opozitës lavdërojnë Trumpin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka reaguar së fundmi ku ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, pas sulmeve ajrore amerikane kundër objektivave bërthamore iraniane. Sipas tij nata e sulmeve është një natë historike për të gjithë Lindjen e Mesme. Lapid shtoi se Irani është një kërcënim për të gjithë botën.

“Faleminderit Presidentit Trump. Faleminderit SHBA-së. Një Iran bërthamor është një kërcënim për të gjithë botën. Sonte, një garë armësh bërthamore në Lindjen e Mesme u shmang”, shkruan Lapid.

Kryetari i Unitetit Kombëtar, Benny Gantz u shpreh se vendimi i Trump për të goditur objektet bërthamore të Iranit e bën botën, Lindjen e Mesme dhe Izraelin vende më të sigurta.

“Dua t’i përcjell Presidentit Trump dhe popullit amerikan vlerësimin tim të thellë për lidershipin, vendosmërinë dhe qëndrimin e tyre të qartë me Izraelin gjatë gjithë kësaj fushate dhe sonte veçanërisht kundër regjimit iranian”, shkroi ai.

The post Politikanët izraelitë të opozitës lavdërojnë Trumpin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: