Ilir Proda firmos emërimet e reja në radhët e uniformave blu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja në radhët e uniformave blu.

Idriz Daulle, nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë, shkruan A2.

Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr. 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

The post Ilir Proda firmos emërimet e reja në radhët e uniformave blu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: