Aksident i rëndë tek Antenat në Qafë Buall, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur (Emrat+foto)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Qafë-Buall të Bulqizës. Një automjet tip Nissan me të cilin udhëtonin 3 persona, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre, ndërsa i treti ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”.

Sipas policisë, viktimat janë Burhan Gjoka dhe Destan Gjeta, ndërsa i plagosur A.Gj., i cili është dërguar për mjekim në spital. Ai do të transportohet më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Personi në foto është Burhan Gjoka, njëri prej viktimave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident i rëndë tek Antenat në Qafë Buall, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur (Emrat+foto) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: