Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të enjte në Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Istog mes disa të miturve. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë me dije se dy persona janë plagosur nga kjo ngjarje.
Njëri prej tyre është në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut jetën.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, tha ai.
The post Plagosen me thikë dy persona në Kosovë, njëri prej të miturve në gjendje kritike appeared first on Euronews Albania.
