Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, përplas 3 gra para një lokali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit, shtetasi F. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.

“Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, përplas 3 gra para një lokali appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: