Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK: Vepruan si grup i strukturuar kriminal!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me mashtrimet me mikrokreditë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 personave juridikë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ata janë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare.

Ndër të tjera është vendosur sekuestrimi i llogarive bankare me mbi 420 milionë lekë dhe rreth 1.3 milionë euro. Këto shuma monetare janë sekuestruar në llogari personale, depozita, bono thesari dhe letra me vlerë të të pandehurve.

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimt penal nr: 244 të vitit 2024 ka rezultuar se të pandehurit dhe shoqëritë e sipërcituara kanë vepruar si shoqëri e vetme me karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal.

Si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal, qytetarët në vështirësi ekonomike kanë rënë në grackën e kësaj skeme përmes:

Për realizimin e qëllimit kriminal, punonjësit e këtyre shoqërive të urdhëruar nga drejtuesit apo organizatorët e kësaj skeme, kryen qindra mijëra njoftime të paligjshme dhe telefonata kërcënuese tek debitorët dhe familjarët e tyre, Dhjetëra – mijëra llogari bankare të qytetarëve u bllokuan dhe qëndruan të bllokuara në kundërshtim me ligjin për disa vite. Pasuri të paluajtshme u sekuestruan për vlera detyrimi minimale dhe u kaluan në pronësi të shoqërive MCA dhe Final me ankande fiktive. Përveç pasojave të kundraligjshme ekonomike, veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar kriminal, ka shkaktuar edhe pasoja shumë të rënda sociale.

The post Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK: Vepruan si grup i strukturuar kriminal! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: