Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajri Brajoviç, i cili u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 23 korrik.
Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të madh “Metamorfoza” dhe u arrestua më 27 shkurt 2024 në Dubai.
Ai akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Boriçit (Ndojit) më 9 gusht 2020 në Vau Dejës, një eliminim që dyshohet se u porosit nga Ervis Martinaj për shkak të konkurrencës në tregun e lojërave të fatit.
Sipas hetimeve dhe përgjimeve të SPAK, janë zbardhur biseda të cilat sipas organit të akuzës përputhen në detaje me momentin e ekzekutimit dhe konfirmojnë përfshirjen e Bajrit në ngjarje.
The post GJKKO konfirmon arrestin për Denis Bajrin, i ekstraduar nga Dubai appeared first on Lapsi.al.
