Mashtrime financiare, 2 të arrestuar në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona të shpallur në kërkim janë arretuar në Tiranë si të akuzuar për mashtrime me vlera të konsiderueshme monetare. Bëhet me dije se në pranga u vu shtetasi Saimir Reka (Hamza) 27-vjeç, i cili u kap në zonën e “Alliasit” dhe ishte në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi më 31 prill 2024, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 100 000 euro dikujt.

Gjithashtu mësohet se u arrestua edhe Arbër Ogreni 42-vjeç, i cili u lokalizua dhe u arrestua në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se mashtronte klientët duke iu marrë parapagesa prej 300 000 deri në 400 000 lekë, me premtimin se do kryente punime me duralumin, të cilat nuk i realizonte kurrë.

The post Mashtrime financiare, 2 të arrestuar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: