Turistët italianë, sherr me sende të forta në Sarandë, shpallen në kërkim 5 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 5 turistë italianë në lidhje me një sherr të dhunshëm me sende të forta tè raportuar nga ky qytet. Bëhet me dije se në kërkim janë shpallur: G. T. 23-vjeç, M. A. 20-vjeç, S. D. 60-vjeç, A. L. 19-vjeç dhe S. B. 19-vjeç, të gjithë banues në Napoli.

Dyshimet janë se këta të pestë u konfliktuan me 3 italianë të tjerë; G. M. 19-vjeç, F. D. 22-vjeç, dhe L. D. 20-vjeç. Policia thotë se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë edhe një tjetër italian me iniciale E.G., të cilin e akuzon se shiste bileta për festa pa leje përkatëse, dhe kishte punësuar persona të pasiguruar në këtë aktivitete.

The post Turistët italianë, sherr me sende të forta në Sarandë, shpallen në kërkim 5 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: