Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujitmiratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.
Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.
Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj.
Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.
Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.
Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Reshit Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C.
Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako./Oranews
The post Vëllai i Vangjush Dakos, leje për kullë 50 kate në Tiranë appeared first on Lapsi.al.
