Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë (EMRI)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar në Tiranë Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Koçiaj është një person me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë në autostradën “Tiranë–Elbasan”, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.

Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

“Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi: -Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”. Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. 59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.”– njofton policia.

The post Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë (EMRI) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: