Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lushnjës, teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Çlirimi”.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë, që ndodheshin në patrullim në zonë, reaguan menjëherë dhe arrestuan autorin në vendngjarje.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetet me të cilat 48-vjeçari po përpiqej të manipulonte sistemin elektronik të automjetit.
Pas veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lushnjës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K. për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i arrestuari është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
The post Tentoi të vidhte një makinë në Lushnje, por kapet “mat” nga pronari i mjetit appeared first on GIJOTINA.
