Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku, është zyrtarisht lojtari më i ri i Belinzonës në Zvicër, një ekip që garon në kategorinë e dytë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi zviceran.
34-vjeçari Sadiku, i cili më parë u përfol për një rikthim të mundshëm te Elbasani në Superiore, nuk arriti të konkretizojë këtë lëvizje, duke zgjedhur të vazhdojë kontributin e tij jashtë Shqipërisë.
Klubi Belinzona e mirëpriti Sadikun me një njoftim zyrtar, duke theksuar përvojën dhe karizmën e tij:
“Armando Sadiku është lojtari i ri i Belinzonës. Belinzona ka kënaqësinë të mirëpresë një sulmues të vërtetë me përvojë ndërkombëtare: Armando Sadiku. I lindur në vitin 1991, sulmuesi shqiptar me një karrierë të pasur dhe të respektuar ka veshur fanellat e klubeve të njohura si Zyrih, Lugano, Legia Varshavës dhe Levante.”
Njoftimi vijon duke vënë në pah arritjet e tij: “Ai ka luajtur në kampionatet e Superligës, Ekstraklasa, La Liga dhe në liga të tjera europiane, duke sjellë me vete eksperiencë, karizëm dhe më shumë se 30 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, për të cilën ka shënuar në fazën e grupeve të Euro 2016, me një gol historik kundër Rumanisë. Fuqia fizike, instinkti i golit dhe mentaliteti fitues janë tashmë në shërbim të sulmit të skuadrës. Me të, Belinzona synon më lart. Mirë se erdhe në Belinzona, Armando!”
The post Armando Sadiku kthehet në Evropë, prezantohet te klubi i ri appeared first on GIJOTINA.
