Në fund të ndeshjes me Suedinë, trajneri i ekipit skandinav e evidentoi si lojtarin që vendosi ndeshjen edhe pse nuk shënoi asnjë gol. Michael Olise ka qenë një lojtar kyç për Francën në katër takimet e para të këtij Botërori ku dy herë kampionët e botës konsiderohen tashmë si favoritët absolut.
Përveç trofeut Olise po ndjek edhe një rekord unik, i cili është vendosur në 1970 nga Pele. Ylli i futbollit brazilian mbylli atë edicion të Kupës së Botës me plot 5 asist. Deri më tani Olise ka ka përgatitur 4 gola për shokët e tij dhe i mungon vetëm një për të barazuar rekordin e brazilianit.
Por Olise nuk është vetëm cilësi është edhe sasi. Sipas “l’Equipe” ai është lojtari, i cili ka vrapuar më shumë në ekipin e Didier Deschamps. Në katër takime ai ka përshkuar plot 40.9 km.
The post Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës appeared first on Euronews Albania.
