Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi në Korçë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen 4 në Korçë. Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset drejtuesi në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: