Gërryenin lumin Fan për inerte në mënyrë të paligjshme,procedohen penalisht 2 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Lezhës ka zbuluar një rast të shfrytëzimit në mënyrë të paligjshme dhe marrjes së inerteve në zonën e lumit Fan në Mirditë, duke çuar nën akuzë 2 persona. Gjithashtu janë sekuestruar 2 mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

 

The post Gërryenin lumin Fan për inerte në mënyrë të paligjshme,procedohen penalisht 2 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: