Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani këtë të diele ka reaguar lidhur me sulmet e fundit të Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit. Ai ka paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të dëmtojë përpjekjet e fundit diplomatike për paqe.
“Shpreh dënimin tim më të fortë për sulmet e reja iraniane që goditën Bahreinin dhe Kuvajtin në orët e fundit, për të cilat qeveria italiane shpreh solidaritetin e saj të plotë”, tha Tajani në X.
“Është thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim që mund të rrezikojë marrëveshjet e arritura me shumë mund”, shtoi ai.
Tajani riafirmoi gjithashtu angazhimin e Italisë për të mbrojtur lirinë e lundrimit.
“Italia përsërit angazhimin e saj për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe për arritjen e një Lindjeje të Mesme me paqe dhe stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai ndër të tjera.
The post Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim appeared first on Euronews Albania.
