Më 15 gusht 2026, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe mbarë bota orthodhokse kremton Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari.
Në këtë të kremte që quhet edhe “Marrja” kujtojmë fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Zotit tonë, Jezu Krisht. Ajo konsiderohet si Pashka e Verës dhe paraprihet nga një periudhë përgatitore me kreshmë.
Kisha Ortodokse njofton se Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë kremtohet kudo në vendin.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo e Kremte do të festohet me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në Kryepiskopatën e Tiranës: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Kishën e Ungjillëzimit dhe në Kishën e Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve në Kombinat; në Manastirin e Shën Vlashit dhe në Katedralen e Shën Pavlit e Shën Astit në Durrës, si edhe në Kishën e Shën Nikollës në Kavajë; në Kishën e Metamorfozës në Lezhë.
Në Gjirokastra, ceremonia zhvillohet në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Krioner, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Nathanailit;
Në Berat, në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në lagjen Kala, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Astit;
Në Korçë, në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Anastasit;
Në Fieri, në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apolloni, nën drejtimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Fierit imzot Nikollës.
Në Elbasan, në Kishën e Shën Nikollës, nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit Hirësisë së Tij imzot Andonit; si edhe në shumë kisha të tjera të vendit.
“Shërbesat nisin ne orën 07.30 – 10.30
Kjo është një nga të kremtet kishtare më të ndjera e më të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave dhe manastireve që ekzistojmë në vendin tonë dhe në të gjithë botën orthodhokse kushtuar Hyjlindëses së shenjtë, nënës së dashur të të gjithë botës. Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite kthehen në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi. Të gjithë pjesëmarrësit në to përjetojnë dashurinë dhe dhembshurinë e së Tërëshenjtës Mari, e cila dëgjon lutjet e të gjithëve”,- thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse.
The post Besimtarët ortodoksë kremtojnë “Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari” appeared first on Euronews Albania.
