Protestë për aksionin e prishjeve të objekteve: I riu thyen me gurë xhamat e bashkisë Korçë live në Tik Tok

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.

Ai ka hyrë LIVE në TikTok i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon.

Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.

gijotina.com/

The post Protestë për aksionin e prishjeve të objekteve: I riu thyen me gurë xhamat e bashkisë Korçë live në Tik Tok appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: