Sherri me thikë në Vlorë/ Dalin PAMJET nga përleshja mes dy të rinjve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti përfundoi me plagosjen e dy personave të identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, të riun Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kristi Kostandini ka dëshmuar për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua.

“Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe më pas edhe mua. Më goditi 4 herë me thikë, dy herë në krah, një në stomak dhe një pranë ijës. Unë thjesht u mbrojta, i ktheva me grushta për të shpëtuar veten”, – ka dëshmuar ai. 

Siç duket nga pamjet e publikuara nga SYRI TV, (SHIKO KËTU) dy të rinjtë janë përleshur edhe në trotuar jashtë një dyqani. /LAPSI.al

The post Sherri me thikë në Vlorë/ Dalin PAMJET nga përleshja mes dy të rinjve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: