Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë pjesë të reja për flaut dhe harpë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Kombëtare Franceze gjatë një kontrolli rutinë të koleksioneve historike.
Dokumenti, i përbërë nga 44 faqe me nota muzikore të vitit 1778, u identifikua fillimisht nga Goy dhe më pas u konfirmua si autentik nga ekspertë të njohur të veprës së Mozartit. Zbulimi është cilësuar si një nga më të rëndësishmit në dekadat e fundit, pasi sjell materiale të panjohura nga një prej kompozitorëve më të mëdhenj të historisë.
Pas muajsh verifikimi dhe mbajtjeje sekrete, veprat e sapozbuluara u interpretuan për herë të parë në një premierë botërore të transmetuar në radio. Pjesët u luajtën nga flautistja Mathilde Caldérini dhe harpisti Nicolas Tulliez, (Tallis) të shoqëruar nga Orkestra Filharmonike e Radio Francës.
Ekspertët besojnë se kompozimet lidhen me periudhën kur Mozarti jetonte në Paris ndërsa dorëshkrimi përmban ushtrime muzikore që hedhin dritë mbi punën pedagogjike të kompozitorit dhe procesin e tij krijues.
Dorëshkrimi do të mbetet në Bibliotekën Kombëtare Franceze, ndërsa veprat e sapozbuluara pritet të pasurojnë repertorin e muzikës klasike dhe të interpretohen në sallat e koncerteve në mbarë botën.
The post Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë appeared first on Euronews Albania.
