(VIDEO) Gjenden dy turistët holandezë që humbën në shtigjet pranë Liqenit të Komanit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy turistë hollandezë humbën orientimin pasditen e së shtunës, teksa eksploronin shtigjet rreth liqenit të Komanit.

Në kërkim të shtegut për t’u rikthyer, njëri prej tyre pësoi lëndime duke bërë që të kërkonin ndihmë.
Ata u gjetën rreth orës 23 të mbrëmjes, ndërsa rikthimi i tyre në Koman u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Njoftimi i Policisë:

“Pukë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal”.

gijotina.com/

The post (VIDEO) Gjenden dy turistët holandezë që humbën në shtigjet pranë Liqenit të Komanit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: