Aksioni i SPAK/ Zbardhen emrat e trafikantëve të kokainës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK i zhvilluar në 3 qarqe, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Mësohet se prokurorët e SPAK i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar 3 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes dhjetëra të dyshuarve të përfshirë në trafikun e drogës, 4 prej tyre ndodhen në burg.

Të akuzuarit kanë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc dhe dyshohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Sipas informacioneve, hetimi kryesohet nga prokurori i posaçëm Vladimir Mara.

The post Aksioni i SPAK/ Zbardhen emrat e trafikantëve të kokainës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: