Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, reagoi për herë të pari kërkesës së degëve të kësaj partie në Pejë dhe Lipjan si dhe degës së dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Ajo tha se kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë.

Osmani shpërndau në Facebook disa fotografi nga takimi që ka zhvilluar me Abdixhikun në Viti, ku morën përkrahjen e Degës së LDK-së.

“Falënderuam dje strukturat e LDK-së në Viti për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse.

Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, shkroi Osmani.

The post Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: