Broja drejt kalimit te Burnley

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Chelsea ka miratuar kalimin e Armando Brojës te Burnley. Lajmi është publikuar nga BBC, e cila shton se transferimi mund të zyrtarizohet në orët në vijim.

23-vjeçari ka marrë këto ditë për të vlerësuar transferimin dhe për të negociuar kushtet e kontratës. Më herët, mes dy klubeve është arritur marrëveshja për një shumë prej 20 milionë paundësh.

BBC shkruan se Armando Broja është i lumtur për këtë lëvizje, e cila pritet t’i sigurojë edhe aktivizim të rregullt. Te Chelsea, që zotëron kartonin e tij prej vitit 2020, ai ka luajtur vetëm në 38 ndeshje, pasi është huazuar në disa skuadra brenda dhe jashtë Anglisë.

Ekipi i fundit i Brojës ishte Everton, ku për shkak të dëmtimeve u aktivizua vetëm në 11 ndeshje, kryesisht si zëvendësues. Armando Broja është nën kontratë me Chelsea deri më 30 qershor 2028.

The post Broja drejt kalimit te Burnley appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: