Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
47-vjeçari me inicialet Z. V., është gjetur i pajetë në fshatin Nënmavriq nga familjarët, në afërsi te banesës së tij. Bëhet me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas informacioneve, paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
Ndërkohë, grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
The post Dyshohet se është pickuar nga bletët, gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
