E kërkon SPAK, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si pasojë e operacionit është arrestuar 34-vjeçari i identifikuar si Juxhin Drazhi  me qëllim ekstradimi në vendin tonë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

gijotina.com/

The post E kërkon SPAK, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: