Flakët rrethojnë Velahovën, Krongjin dhe Dhrovjanin në Finiq, nis evakuimi i banorëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë mbrëmjen e sotme Bashkinë Finiq. Flakët kanë rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e këtyre komuniteteve. Banorët kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.

Një helikopter raportohet se ka punuar deri në orët e vona të mbrëmjes duke hedhur ujë nga ajri. Më herët fshatrat Navaricë dhe Livinë të po kësaj bashkie u përballën me situatën e rrezikshme nga zjarri.

The post Flakët rrethojnë Velahovën, Krongjin dhe Dhrovjanin në Finiq, nis evakuimi i banorëve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: