Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dy turistë gjermanë u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, mbeti e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkoi ndihmë.
Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi. Për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
The post Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë appeared first on Lapsi.al.
