Po vijnë emigrantët, fluks në Portin e Vlorës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Porti i Vlorës ka pritur mëngjesin e sotëm 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë, ndërsa autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites, me ardhjen e tragetit të pasdites.

Sipas burimeve zyrtare, kjo e shtunë shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës. Ky numër pritet të konfirmohet pas zbarkimit të plotë të tragetit të pasdites.

Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore. Por, nuk mungojnë as turistët e huaj që kanë përzgjedhur Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.

Autoritetet portuale janë angazhuar për të menaxhuar fluksin në rritje duke garantuar shërbime më efikase dhe pritje të organizuar për të gjithë pasagjerët.

The post Po vijnë emigrantët, fluks në Portin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: