Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Japonia ka marrë një fitore bindëse 4–0 ndaj Tunizisë në ndeshjen e 1,000-të në historinë e Kupës së Botës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazave eliminatore. Ndërkohë, përfaqësuesja e Afrikës së Veriut është eliminuar pas një humbjeje të dytë radhazi në Grupin F.

Sfida nisi me ritëm të lartë, ku Daichi Kamada kaloi Japoninë në avantazh që në minutën e 4-t, pas një asistimi të Keito Nakamurës. Më pas, Ayase Ueda dyfishoi shifrat në minutën e 30-të me një goditje të fortë nga distanca.

Japonia u bë gjithashtu skuadra e parë aziatike që arrin të shënojë katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Pas pushimit, dominimi i japonezëve vijoi, me Junya Ito që realizoi golin e tretë, ndërsa Ueda kompletoi dopietën e tij me golin e katërt pas një krosimi të saktë.

Me këtë fitore, Japonia ngjitet në kuotën e katër pikëve dhe i afrohet kualifikimit, ndërsa Tunizia mbetet jashtë garës për vazhdimësinë në turne.

The post Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: