Automjeti përplas 26-vjeçarin në Fier

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi” në qytetin e Fierit, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. D., 65 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Sh., 34 vjeçe.
Për pasojë u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, pasagjerja në mjetin bujqësor, shtetasja L. D., 61 vjeçe;
-A. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

The post Automjeti përplas 26-vjeçarin në Fier appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: