Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.
Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.
Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
I dyshuari për vrasjen siç raportoi Gazeta Sinjali, është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.
The post Kosovë/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Prishtinë appeared first on Lapsi.al.
