Trump, Zelensky dhe liderët evropianë në videokonferencë para takimit me Putinin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të mërkurën, më 13 gusht, pas bisedimeve që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë me përfaqësues të vendeve evropiane, do të mbahet një videokonferencë mes tij, presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve evropianë, raportoi NBC News.

Në këtë bisedë virtuale do të marrë pjesë edhe nënpresidenti amerikan, J.D. Vance.
Sipas të njëjtave burime, pas kësaj thirrjeje me presidentin amerikan, do të zhvillohet një raund i ri bisedimesh mes Zelensky dhe një aleance më të gjerë vendesh që mbështesin Kievin.

Krahas shteteve evropiane, në këtë grup përfshihen edhe Britania e Madhe dhe Kanadaja. Trump dhe Vance nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë të dytë.

Videokonferenca e 13 gushtit shihet si një përgatitje për takimin e planifikuar mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet më 15 gusht në Alaskë.

Më 8 gusht, presidenti amerikan deklaroi se pret të takohet me Putinin, ndërsa pak më pas, këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, konfirmoi datën dhe vendndodhjen e takimit. Sipas Ushakov, në fokus të bisedimeve do të jenë propozimet për një zgjidhje paqësore afatgjatë të krizës në Ukrainë.

The post Trump, Zelensky dhe liderët evropianë në videokonferencë para takimit me Putinin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: