(VIDEO) Delvina në rrezik, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pamjet që shihni në video i përkasin Delvinës mbrëmjen e kësaj të marte, ku ngjan me një situatë apokaliptike nga zjarri që i është afruar spitalit të qytetit.

Burime bëjnë me dije se për të shmangur tragjedinë, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit nga spital, që të mos shkaktojnë shpërthime.

Nga pamjet shihet se flakët kanë rrethuar të gjitha lagjet e qytetit, teksa njerëzit e tmerruar vrapojnë dhe bërtasin.

Zjarri po shtrihet deri në lagjen ‘Llakë’ të qytetit, teksa aktualisht po punojnë 4 zjarrfikëse të Delvinës për shuarjen e flakëve, por duket e pamundur.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shmangur një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme, pasi zjarri po u afrohet edhe puseve të naftës.

gijotina.com/

The post (VIDEO) Delvina në rrezik, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: