Aksident me vdekje në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme  pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy motorë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje 74-vjeçari Urim Çaze, banues në Konispol.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëri me dije policia në informacionin paraprak për ngjarjen.

The post Aksident me vdekje në Konispol, humb jetën 74-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: