Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën shqiptari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shqiptar, i identifikuar si Fabjan Koko, humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi.

Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko, 34 vjeç, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët.

Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Greqi/ Humb jetën shqiptari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: