Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Situata e zjarreve në Delvinë duket të jetë jashtë kontrollit. Flakët e zjarrit janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj” ku situata paraqitet ende kritike.
Raportohet se pas mesdite flakët janë përhapur edhe në zonën e Kakodhiqit dhe Lefterhorit.
Për pasojë është djegur një kishë dhe disa banesa pavarësisht se forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve.
Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.
Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ndodhej në zonat që po digjen ende nga zjarri. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësorë.
The post Delvinë/ Digjet një kishë dhe disa banesa! Nënkryetari i bashkisë asfiksohet appeared first on Lapsi.al.
