Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë presion ndërkombëtar ndaj Rusisë për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave.
Në fjalimin e tij për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Kinës që të angazhohen më shumë.
“Besoj se Amerika do t’i kapërcejë të gjitha kundërthëniet dhe frikën që ka lidhur me Rusinë. Rusët duhet të sillen në tryezën e bisedimeve. Duhet të ndërmerren sanksione që do t’i bëjnë të ulërasin”, tha Zelensky në fjalimin e tij më 24 gusht – ditën kur Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.
“Evropa duhet të jetë Evropë. E bashkuar, ambicioze dhe e guximshme. Kina nuk duhet të vazhdojë më të heshtë”, shtoi ai.
“Kina duhet ta dëshmojë ambicien e saj për të qenë një nga lideret botërore, jo vetëm në aspektin ekonomik dhe teknologjik, por edhe si qytetërim – duke e bërë të qartë se asnjë diktator nuk ka të drejtë ta kërcënojë planetin me kokat e tij të vjetra bërthamore”, tha presidenti ukrainas.
The post Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky kërkon më shumë presion ndaj Rusisë appeared first on Euronews Albania.
