Vatra zjarri edhe në Bulqizë, flakët përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vatrat e zjarrit po vijojnë të përhapen me shpejtësi edhe në Bulqizë në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan. Bëhet me dije se aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha.

Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq. Si pasojë e terrenit të thyer e vetmja zgjidhe për shuarjen e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

Po ashtu një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh. Flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era e fortë.

The post Vatra zjarri edhe në Bulqizë, flakët përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: