Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Situata e zjarreve vijon të jetë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz, pasi flakët kanë marrë përmasa masive. Aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.
Terreni i vështirë, e ka bërë të pamundur futjen e zjarrfikëseve, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit. Ndërkohë në bashkitë e tjera të Qarkut të Shkodrës, situata me zjarret duket më e qetë.
The post Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/ Flakët marrin përmasa masive appeared first on Lapsi.al.
