Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shqiptar 43-vjeçar është arrestuar për akuzën e shpërndarjes së kokainës në plazhin e Miramares në Rimini.
Karabinierët e Riminit hasën lëvizjet e dyshimta të tij dhe ndërhynë orët e vona të së enjtes.
43-vjeçari që jetonte në një hotel të zonës, u kap në flagrancë dhe u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen. Oficerët sekuestruan tre doza kokaine, ndërsa blerësit u raportuan në Prefekturë si përdorues.
Shqiptari po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit të shkurtuar dhe masës së sigurisë.
The post Shiste kokainë në plazhet e Riminit, arrestohet shqiptari appeared first on Lapsi.al.
