Tiranë/ Zjarr në Astir, apartamenti përfshihet nga flakët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një apartament në kryeqytet është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, konkretisht në rrugën “Loni Ligori”.

Flakët e rëna në katin e tretë janë përhapur me shpejtësi duke djegur kështu dhe një tjetër apartament po në të njëjtin kat.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse ndërsa zjarri ende nuk është vënë  nën kontroll, ndërkohë që banorët e pallatit janë arritur të dalin në kohë nga ndërtesa. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

The post Tiranë/ Zjarr në Astir, apartamenti përfshihet nga flakët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: